Rehabilitohet Krasta në Elbasan - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi përfaqësuesi i Këshillit të Europës në Tiranë, e të rinj të komunitetit rom mbollën 150 pisha të reja në Krastë të Elbasanit. Mbjellja e fidanëve të rinj u bë në një nga zonat e dëmtuara si pasojë e zjarreve



?Është një mundësi më shumë që këta të rinj, të dashurojnë mjedisin dhe të fillojnë të mendojnë që pemët, pylli, sidomos drurët frutorë, janë një mundësi e artë për të krijuar mjete jetese edhe për këtë komunitet.?



Klosi deklaroi se se shpejti në të gjitha nivelet e arsimit do të hyjë kurrikula edhe edukimi mjedisor.



?Përgatitja e një kurrikule pranë shkollave për të edukuar fëmijët dhe të rinjtë me një dashuri më të madhe për natyrën , për një mjedis të përbashkët të cilin ne duhet ta mbrojmë me çdo kusht, është pjesë e punës sonë. Shumë shpejt ne do të kemi një program të posaçëm për të pasur kurrikula për edukimin mjedisor që nga klasat e para të shkollave deri në universitete?.



Ministri mjedisit theksoi se mbjellja e fidanëve është pjesë e programit të gjelbërimit me 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020.

Free Traffic Exchange