Bregu: Basha të thotë të vërtetën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ish-ministrja e integrimit Majlinda Bregu i ka bere thirrje liderit te opozitës Lulzim Basha te beje transparence për çështjen e kontratave te lobimit. Bregu ka theksuar se forumet e Partisë Demokratike nuk kane qene per asnjë moment pjese e vendimeve me karakter financiar dhe i takon Lulzim Bashes te tregoje si qëndron e vërteta per nje çështje qe dëmton imazhin e partisë me te madhe te opozitës.



?Ky nuk është vendim i PD, ky është vendim i kryetarit të Partisë Demokratike, i cili ka përgjegjësinë politike, por edhe përgjegjësinë morale, dhe përgjegjësinë institucionale; të thotë të vetmin variant serioz dhe të vërtetë të kësaj skeme financimi. Deri më sot kemi dëgjuar shumë variante, unë nuk besoj se qëndron asnjëri prej tyre. Për më tepër që, nuk ka vend fjala miqësisht, por nëse më duhet ta përdor për eufemizëm po e them, miqësisht do t?i këshilloja Lulzim Bashës që këtë radhë të jetë shumë serioz në atë çfarë deklaron.?



Bregu e ka cilësuar farse procesin zgjedhor qe ka nisur brenda Partisë Demokratike, pasi ky proces nuk synon bashkimin e partisë, por i shërben forcimit te pozicionit te Lulzim Bashes.



?Fakti që një forcë politike e cila lindi në Shqipëri për të luftuar dhe përmbysur komunizmin, për t?i dhënë mundësi fjalës së lirë, për t?i dhënë mundësi lirisë së mendimit, për të luftuar pushtetin e 1 në politikë; të katandiset si një forcë politike, e cila merakun kryesor ka vetëm akomodimin e kryetarit, kjo është katastrofike?



Bregu iu ka dhënë përgjigje edhe akuzave per mbështetjen e qeverise ne gare per postin e sekretarit te përgjithshëm te Këshillit te Bashkëpunimit Rajonal.



?Eshtë një proces i cili ka një aplikim nominal, pra unë aplikoj në emrin tim, por sigurisht pastaj i takon vendit nga i cili vjen. Në momentin që kam aplikuar ministria e jashtme ka qenë në këtë proces çdo ditë e interesuar për të mbështetur kandidaturën time. Dhe besoj që pavarësisht këtyre mendjeve të mykura që e shohin këtë si një mbështetje partiake unë nuk besoj se do të ishte nder për Shqipërinë në rast se nesër do të thoshte unë nuk mbështes kandidatin nga Shqipëria por mbështes kandidatin kundërshtar.?



Per kete post ne Sarajeve garojnë dy kandidate, Majlinda Bregu nga Shqipëria dhe ish-kryeministri i Malit te Zi Igor Luksic.