Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së Lulzim Basha doli në një deklaratë për median për të kërkuar hetim të paanshëm dhe jo politik për Fran Frrokaj, kryetarin e Bashkisë së Lezhës, i zgjedhur nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 2015
"Sot dua t?u them te gjithë shqiptarëve qe ne shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm . Qëndrimi im dhe i Partisë Demokratike është i pandryshuar , te gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, nga qytetarët e thjeshtë deri tek politikanët më të lartë. Ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent , jo politik dhe i paanshëm. Shqiptarët meritojnë një drejtësi të pastër dhe profesionale dhe jo një drejtësi të kapur e të ndikuar nga axhenda politike për drejtësi selektive të drejtuar nga një krah politik në favor të një krahu tjetër."
Fran Frrokaj është njëri prej 12 personave të arrestuar më 16 mars si të akuzuar për përfshirjen në skandalin e abuzimit të pronave në bregdetin e Lezhës.
Në orën 13:20 Kryetari i PD-së Lulzim Basha mbërriti në Lezhë. Ai është i shoqëruar dhe nga deputetët, Edi Paloka, Aldo Bumçi dhe Flamur Noka. Ata po zhvillojnë një takim me përfaqësues të PD-së në selinë e kësaj partie
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-krah-fran-frrokajt-shpresojme-ne-pafajesi-hetim-jo-politik