DURRËS-Paraditen e sotme në lagjen Nr.17 është përfshirë nga flakët një apartament në qytetin bregdetar, ndërsa janë lënduar dhe ndodhen në gjendje të rëndë një çift të moshuarish që ndodheshin në banesë dhe një zjarrfikës, që i shpëtoi.
Të lënduar janë G.T. dhe M. D. rreth 70 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Durrës.Gjithashtu është asfiksuar punonjësi i zjarrfikëses A. K. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtori i zjarrfikësve Adriatik Velaj deklaroi për Report Tv se ?Zjarri ka rënë në një banesë në pallatet sociale. Njëri prej punonjësve të zjarrfikësve është dëmtuar dhe është dërguar në spital, pasi u fut tre herë në banesë për të nxjerrë të moshuarit?. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.