Nën kryetarja e bashkisë së Lezhës Alfrida Marku ka dalë sot në një deklartatë për shtyp për arrestimin e kryetarit të bashkisë Fran Frrokajt ditën e djeshme. Frrokaj është arrestuar ditën e djeshme së bashku me 11 të tjerë, lidhur me abuzimin e me tjetërsimin e pronave në bregdet. Ajo e ka cilësuar arrestimin e Frrokajt si veprim politik nga ana e kreut të shtetit Edi Rama.
DEKLARATA PER SHTYP
Ngjarja e dites se djeshme eshte percjelle me shqetesim te thelle dhe me indinjate nga ana e krejt stafit dhe e drejtuesve te bashkise Lezhe.
Ne mbesim te shqetesuar per menyren sesi nje hetim administrativ, i drejte ne thelbin e tij, u ndertua dhe po perdoret per konsum publik dhe politik. Fran Frrokaj eshte dhe mbetet kryetari legjitim, I zgjedhur, i kesaj bashkie - deri ne proven e kundert.