Report TV - Impianti i mbetjeve Elbasan, Gjiknuri:Përdor teknologjinë e fundit

2018-05-12 0

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga zv.ministri Hantin Bonati inspektuan impiantin e djegies së mbetjeve me prodhim energjie në Qarkun e Elbasanit.

?Patëm rastin këtu të shikojmë nga afër se si funksionon impianti i djegies së mbetjeve urbane në Elbasan. Pavarësisht nga kritikat apo hamendjet që kanë ngritur qarqet politike, ne shikojmë një impiant që funksionon dhe mbi të gjitha i ka dhënë zgjidhje një problemi të madh. Pra është një nga ato veprat që bëri një transformim të dukshëm në qytetin e Elbasanit. Këtu u njoha me gjithë proceset teknologjike se si po funksionon tani?, u shpreh ministri Gjiknuri.

Aktualisht, në këtë impiant depozitojnë mbetjet e tyre urbane pa pagesë Bashkia e Elbasanit, ajo e Cërrikut dhe disa njësi administrative në Qarkut. Kapaciteti i impiantit është më i madh dhe është llogaritur të mbulojë mbetjet e të gjitha bashkive të Qarkut Elbasan.

?Kuptohet, impianti ka nevojë për më shumë mbetje dhe kjo është një çështje që duhet ta trajtojnë bashkitë por edhe qeveria në terma afatgjatë, pasi problemi i mbetjeve do të jetë një problem serioz për Shqipërinë. Ajo çka duhet tu imponojmë qytetarëve por edhe autoriteteve që duhet të marrin masat është që mbetjet të grumbullohen aty ku duhet të grumbullohen dhe të depozitohen në këtë impiant që ka edhe anën tjetër pozitive që prodhon energji elektrike. Këtu sot u njoha edhe me parametrat e prodhimit të energjisë elektrike dhe ka një funksion të shtuar për publikun, pasi energjia që çlirohet kthehet në energji elektrike dhe kontribuon në rrjetin elektroenergjetik?, nënvizoi Gjiknuri.

Free Traffic Exchange