Ora News - Rreth 2400 ha nën ujë në Shkodër, banorët s'kanë me çfarë të lëvizin

2018-05-12 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kanë kaluar 17 ditë dhe në bashkinë e Shkodrës vijojnë të jenë 2400 ha tokë të përmbytura.

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata ishte sërish sot në Obot, një nga zonat më të prekura, për të raportuar vështirësitë që u duhet të jetojnë banorët të gjendur në këto kushte.

Gjendja është më problematike në njësinë administratitë Anës së Malit dhe atë të Dajçit dhe banorët kanë probleme me furnizimin me bazë ushqimore për bagëtitë si edhe furnizimi me ujë të pijshëm.

Në fshatin Obot është shumë e vështirë lëvizja sepse niveli i ujit ka rënë sa lëvizja me varka është e pamundur por as makinat e ushtrisë nuk hyjnë dot.

Administratori i njesise administrative Ana e Malit, Arben Ceni u shpreh se organet kompetente nuk po merren me zgjidhjen e situatës por kalimin e përgjgjësisë tek njëri-tjetri.

Arben Ceni: "Në njësinë adiministrative Ana e Malit situata është shumë e vështirë. Deri tani që po flasim kemi mbi 1200 ha tokë të përmbytur.

Prezena e ujit në fshatin Obot është mbi 1.5 metër. Në Muriqan në disa vende është 2 metër.

Problematika më e madhe është se sot kemi hyrë në ditën e 17 dhe organet kompetente hedhin topin nga njëra anë në tjetrën. Nuk kemi një vendimarrje. Nuk e dimë se çfarë duhet të presim kur jemi në ditën e 17-të dhe nuk jepet gjendja e emergjencës."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rreth-2400-ha-nen-uje-ne-shkoder-banoret-veshtiresi-ne-furnizimin-me-ushqime-e-uje-te-pijshem

Free Traffic Exchange