Vlorë,vrau kushëririn me sëpatë pas sherrit, momenti i arrestimit të autorit

2018-05-12 1

VLORE-Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Gumenicë. Pas një sherri me njëri tjetrin, Dilaver Veshaj 40 vjeç ka qëlluar disa herë më sëpatë në kokë kushëririn e tij, Arben Veshaj 37 vjeç duke e lënë të vdekur.

Arben Veshaj është gjetur nga familjarët i vdekur rreth 500 metra larg banesës, ndërsa autori pas ngjarjes u largua, por arratia zgjati vetëm pak minuta, pasi u arrestua nga policia e Vlorës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po merret në pyetje autori i krimit për motivet që e çuan të vriste kushëririn e tij me sëpatë. Nga informacionet e para dyshohet se ka qenë një konflikt për motive pronësie.