Ora News -FNSH zbarkon në Lezhë për arrestimin e 11 të kërkuarve për skandalin me pronat

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës dhe Shkodrës prej pasdites së djeshme kanë zbarkuar në Lezhë për arrestimin e 11 prej 23 personave të dyshuar si të përfshirë në skandalin me tokat e bregdetit të Lezhës.

Ndërkohë dje u njoftua arrestimi i 12 personave mes tyre kryetarit të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, nënkryetarit të bashkisë dhe drejtoresha e hipotekës.

Gazetari i Ora News, Elvis Hila informon se efektivët kanë ushtruar kontrolle në banesat e personave që janë shpallur në kërkim. Gjithashtu janë ngritur edhe postblloqe në akset rrugore me qëllim ndalimin e të dyshuarve që mendohet se ndodhen brenda vendit.

Shtetasit janë me detyra në ZVRPP, në ish-Komunën Shëngjin apo përfitues tokash në mënyrë të paligjshme.

"Gjatë natës ka pasur persona të tjerë të ndaluar në lidhje me këtë çështje. Emrat ende nuk janë bërë të ditur policia pritet të dalë me njoftim zyrtar. Të arrestuarit gjatë ditës së djeshme pritet të dalin nesër në gjykatë për rivlerësim të masës së sigurisë. Para ambjenteve të policisë vazhdojnë të qëndrojnë mbështetës të kryebashkiakut Frrokaj.

Te arrestuar e 16 marsit 2018

Mbi bazën e provave të grumbulluara dhe sekuestruara nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Lezhë, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin e datës 15 mars 2018, ka vendosur masën e sigurisë personale ?Arrest ne burg? për zyrtaret e administratës shtetërore dhe për shtetas të tjerë të cilat janë ekzekutuar për shtetasit:

1. Fran FRROKAJ, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lezhe.

2. Enver Hafizi, 62 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Nenkryetar i Bashkisë Lezhë

3. Gjok Ndoka, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë

4. Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë.

5. Dilaver Neli, 56 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokës të Këshilli Qarkut Lezhë,

6. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

7. Pjeter Gjoni, 68 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, përfitues tokë në mënyrë të paligjshme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/skandali-me-tokat-ne-bregdetin-e-lezhes-vijojne-kerkimet-edhe-11-persona

Free Traffic Exchange