Gazetari Ferdinand Dervishi i ftuar sot në emisionin ?Repolitix? në Report TV, në analizën e tij lidhur me abuzimet e pronave në bregdet u shpreh duke rrëfyer një rast kur punonte te gazeta Panorama.
?Kur erdhi një dosje e madhe pronash dhe pasi disa njerëz gjetën një mundësi kontakti me mua, e pashë ishte një katastrofë e vërtetë. E bisedova me kryeredaktorin, më thanë që nuk para publikojmë dosje pronash, se do të na vijnë gjithë shqiptarët te dera e redaksisë, aq shumë probleme ka patur me pronat. Në Vlorë, në Kavajë dhe në Shëngjin ka të bëjë me pronat në bregdet që janë më të lakmuarat?.
Sipas Dervishit, goditja e stafit të bashkisë Lezhë me kryetarin e saj në krye gjatë ditës së sotme është një lajm pozitiv.
?Nëse denoncimi i Lezhës ka ardhur pas denoncimit të njerëzve, kjo dëshmon se njerëzit tani kanë besim se shteti mund të bëjë diçka. Pronat janë pjesa më e madhe dhe dukshme e korrupsionit?.