Monologu analistit dhe gazetarit Mustafa Nano në emisionin e tij, ?Provokacija?, për moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Nano kritikoi moderatoret për veshjen dhe u ndal konkretisht tek fustanet tepër të shkurtra që ato mbanin veshur.
Pas monologut të tij nuk mungoi as kundërpërgjigja e Ilda Bejlerit e cila në deklaratën e saj tha se Nano nuk është i fushës së modës për ta gjykuar. Sot në emisionin ?Zonë e Lirë?ku ishte i ftuar Nano dhe filozofi Arjan Curri është diskutuar pikërisht etika e veshjes.
Gjatë emisionit Nano i kërkoi falje Bejlerit.
?Unë nuk e prisja të përmendje emrin e Ilda Bejlerit. Unë nuk kam punë me të, s?më lidh asgjë me të dhe as nuk dua ta njoh. Unë i kërkoj falje nëse më ka dalë nga goja ndonjë gjë që nuk duhet?, tha Nano.