Policia e Lezhës e mbështetur edhe nga forcat e nderhyrjes së shpejtë, po ushtron kontrolle gjatë natës për arrestimin e 11 personave të tjerë të shpallur në kërkim, në kuadër të skandalit me tjetërsimin e paligjshëm të pronave në Zonën e Shëngjinit.
Për këto abuzime, sot ranë në pranga disa funksionarë të lartë të bashkisë së Lezhës, përfshi edhe kryetarin Fran Frrokaj.