Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eksperti për çështjet ligjore, Jordan Daci, thotë se vendimi i qeverisë për pezullimin e tapive mund të ngarkojnë buxhetin e shtetit me dëmshpërblime mbi dëmet që do tu shkaktojë pronarëve të ligjshëm që e kanë fituar titullin por nuk e regjistrojnë si pasojë e VKM.
Daci: VKM nuk i merr tokën askujt thjesht pezullon regjistrimin e mëtejshëm. Asnjë nuk e paragjykon qëllimin pozitiv që ka VKM. Por kam rezervat e mia ligjore pasi praktikisht nga zbatimi i kësaj VKM mund të lindin procese gjyqësore që mund të ngarkojnë buxhetin e shtetit me dëmshpërblime mbi dëmet që do tu shkaktojë pronarëve të ligjshëm që e kanë fituar titullin por nuk e regjistrojnë si pasojë e këtij VKM. Por brezi i rërërs nuk ka qenë që kur ka lindur njerëzimi pronë e askujt dhe nuk besoj se do të jetë në vijim.Është kriminale që rëra vazhdon dhe pushtohet nga ndërtimet dhe pronarët e hoteleve dhe ku plazhi publik është zhdukur fare nga veriu në jug. Ligji i turizmit nuk bën një shpronësim të gjithë pronarëve. Rast pas rasti vendoset nëse do të kemi një shpronësim për interes të investitorit strategjik apo jo. A mund të ketë vend për abuzim? Çdo ligj në rast se nuk zbatohet siç duhet ka vend për abuzim por nuk mund ta paragjykoj.
Në emisionin "Ekopolitikë" të Aurora Sulçes, Daci tha se ndërhyrja e qeverisë ishte e ngutur dhe nuk i jep zgjidhje problemit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vkm-tapite-ne-shkelje-daci-si-mundet-te-pezulloje-nje-vendim-gjykate