REPORT TV zbulon detaje të reja nga arrestimi i kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj së bashku me 11 zyrtarë të tjerë të përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave në Shëngjin. Gazetari i Report Tv, Driçim Caka zbuloi në emisionin ?Repolitix? të drejtuar nga Denis Minga prapaskenat e arrestimit të kryebashkiakut Frrokaj.
?Agjentët i kanë thënë kryetarit të bashkisë Fran Frrokaj që do të vish me ne, pasi do të merresh në pyetje, pra nuk i kanë komunikuar urdhër arrestin. Ai ka kërkuar mbi cfarë baze? Agjentët i kanë thënë mbi të drejtën për të shoqëruar. Është procedurë për të pyetur, do të jeni i lirë më pas? tha gazetari Driçim Caka. Gjithashtu, gazetari i Report Tv ka zbuluar edhe një bisedë të kryebashkiakut me një të afërm të tij pak ditë më parë, ku Frrokaj i thoshte se ?dosja është mbyllur?.
?Në një komunikim që ka pasur para pak ditësh Fran Frrokaj me një afërm të tij, kryetari ka diskutuar çështjen e hetimit, ndërsa ka thënë ?mesa di unë është mbyllur?, nuk kanë gjetur gjë? tha Caka. Hetimet për Frrokaj sipas prokurorisë kanë nisur në muajin shtator të 2017. Skema e përdorur për grabitjen e mijëra hektarë tokë në Shëngjin është përfituar përmes tjetërsimit dhe falsifikimit të dokumenteve, si në Spille pak muaj më parë.