Nga po shkon LSI? Lesi: Koalicion me PS. Manjani: Ta ndajë qartë, vetëm me PD

2018-05-12 0

Lëvizjes Socialiste për Integrim po i ikin këshilltarët bashkiakë. Pas Fierit, rasti më i fundit është ai në Belsh. Ata i janë bashkuar Partisë Socialiste. Prej ditësh pyetja që po shtrohet është se nga po shkon LSI? Botuesi i ?Koha Jonë? Nikollë Lesi propozon ribashkimin me Socialistët. Ndërsa Ylli Manjani thotë se Berisha dhe Meta duhet të japin një mesazh të qartë se janë bashkë përballë Ramës.