Ngritja dhe rënia e Frrokajt, karriera e kryebashkiakut që u arrestua sot

2018-05-12 0

Fran Frrokaj, kryebashkiaku që u arrestua sot, pas akuzave për tjetërsim prone në Lezhë, ka mbajtur disa poste publike. Për tre mandate rresht ai është zgjedhur kryetar i Komunës së Shënkollit, ndërsa në 2015 qytetarët i besuan drejtimin e bashkisë së Lezhës.
Posti si Kryebashkiak nuk ka qenë i vetmi post publik që ka mbajtur Fran Frrokaj, i cili mesditën e kësaj të premteje, është arrestuar pas akuzave për tjetërsim prone në Lezhë. Kryebashkiaku i Lezhës fillimisht është zgjedhur kryetar komune. Këtë post Frrokaj e ka mbajtur për tre mandate me radhë, nga viti 2003 deri në zgjedhjet lokale të 2015, kur qytetarët e Lezhës i votëbesuan drejtimin e bashkisë.

Kryebashkiaku i Lezhës ka mbajtur edhe disa poste të tjera publike. Ai ka shërbyer si përgjegjës i Sektorit të Regjistrimit të Mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Lezhë dhe Tiranë në vitet 2000-2003, ndërsa më parë ka shërbyer si oficer policie në Mirditë dhe Shkodër.