Në më pak se tre muaj 280 qytetarë kanë gjetur zgjidhje të problemeve të tyre pranë kilinikës ligjore falas të ministrisë së drejtësisë. Report TV sjell historinë e Selvije Xhokut nga Lushnja, e cila edhe pse u lind dhe u rrit me një baba, kur shkoi për të marrë certifikatë në gjëndjen civile rezultonte me dy baballarë. Ky rast është trajtuar nga kjo klinikë dhe tashmë gjëndja civile ka korigjuar gabimet.
Report Tv është ndalur pranë kësaj klinike, ndërsa Selvija shprehet se pasi trokiti në zyrën pranë ministrisë së Drejtësisë arriti të gjejë një zgjidhje.
Andia Dragoj këshilltare pranë ministrisë së drejtësisë shpjegoi se kjo zyrë është e hapur për ti ofruar ndihmë dhe shqërbim të gjithë qytetarëve pa paguar asnjë kosto.
Aldo Abazi specialist në këtë zyrë shpjegon se qytetarët në këtë zyrë gjejnë zgjidhje duke kursyer nga 15-40 mijë lekë nëse do të merrnin shërbim tek zyrat private.
Prej dhjetorit 2017 deri në fund të shkurt 2018 pranë klinikës ligjore falas tek ministria e drejtësisë janë paraqitur mbi 320 persona për të kërkuar ndihme dhe konsulencë juridike, ku 280 prej tyre kanë marrë shërbimin dhe kanë zgjidhur problemet që lidhjen me administratën shtetërore.