Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndaloni përmes punësimit, largimet e të rinjve për qëllime azili në vendet e Bashkimit Europian.
Ky ishte mesazhi i ambasadores së Bashkimit Europian, Romana Vlahutin në Kukës, një prej bashkive më të prekura nga fenomeni i azilkërkuesve. Duke përsëritur qëndrimin se shqiptarët nuk kanë asnjë mundësi përfitimi si azilkërkues, Zonja Vlahutin tha se zgjidhja është krijimi i mundësive këtu.
Vlahutin: Diskutuam çfarë mund të bëjme më shumë për punësimin, pasi Kukësi është një prej bashkive që po humbasin më shumë të rinj. Shumë prej tyre po kërkojnë atë që është e pamundur, azil në vendet e BE. Por kjo nuk është rruga. Ajo çfarë duhet bërë është të krijojmë mundësi këtu.
E pranishme në Kukës për inspektimin e disa investimeve me fondet e BE, Zonja Vlahutin theksoi se të gjitha ndërhyrjet që do të bëhen në të ardhmen, duhet të bëhen të mirëplanifikuara.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/porosia-e-vlahutin-nga-kukesi-azili-nuk-eshte-zgjidhje-te-sigurojme-pune-ketu