Vasili: Shqipëria pa një drejtim shtetëror, nuk do ketë asnjë takim me Ramën

2018-05-12 0

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili , në mesditën e sotme ka dalë në një konferencë për gazetarët. Ai akuzon kryeministrin e vendit për situatën ekonomike në të cilën ndodhet momentalisht vendi. Vasili thotë që heqja e ndihmës ekonomike është jo një ndihmë jetikë, por ndihmë biologjike për bukën e gojës.

"Ky shtet i Edi Ramës. gafa të rrenuara të skemës ekonomike, sistem i shthurur.
Paketa që qeveria ofroi apo ndihma ekonomike nuk ofron jo minimunin jetik por as minimunin biologjik. Shqipëria e këtij kryeministri nuk lufton dot as varfërinë. Të heqë koncensionet, të ndihmojë për mbijetesën nga uria.
Nga dje është fare qartë se shqiptarët janë pa një drejtim shtetëror. Ka vetëm një objektiv, të shpërdorojë për palma të thara, dhe sheshe jo frytdhënëse.
Për faj të mazhorancës ofron një alternativë për të shpëtuar reformën. Dje u vendos një standart i ri që reforma u vendos pa aprovimin e atyre që formuan ligjin. Krimanilizm i ekonomisë, dhe vetting i koncensioneve.
Ka pasur në zyrën e prokurorisë hetim për çështjen e koncensioneve. Prokurorja Marku tha që ka gjetur dosje të vjetra dhe nuk i ka penguar të hetohen, jam plotësisht dakord me të dhe e mbështes që të vazhdojë hetimi i koncensioneve." është shprehur Vasili.

Free Traffic Exchange