Shqipëria mban vendin e parë mes 10 ekonomive të Ballkanit për qarkullimin më të lartë të parasë jashtë sistemit bankar. Vlera arrin në 17% të prodhimit të brendshëm kombëtar, ose 2.6 miliardë euro.
Një analizë e Fondit Monetar Ndërkombëtar e lidh tendencën për të parapëlqyer paranë Cash me dy faktorë kryesorë: informalitetin e lartë në qarkullimin e monedhës jashtë kanaleve bankare dhe uljen në vlera historike të normës bazë të interesit të lekut, e cila po ashtu ka sjellë rënie të fitimeve nga kursimet në banka.
?Një ekonomi me informalitet të lartë, ku sipas disa vlerësimeve është në nivelin 40% të GDP, mbështet preferencën e popullsisë për të mbajtur Cash, para jashtë sistemit bankar.? thotë studimi.
FMN shprehet se nga viti në vit tendenca është shfaqur në rënie, duke marrë shkasë edhe nga formalizimi i ekonomisë, por ky trend është ndalur menjëherë në vitin 2014-ë, kohë që përkon uljen në nivele historike të normës bazë të interesit.
Përveç këtyre faktorëve studimi i disa prej ekspertëve të Fondit vlerëson si tendencë negative në qarkullimin e parasë jashtë bankave edhe penetrimin e paktë të këtij sistemi në zonat rurale si dhe mosbesimin e një pjese të popullsisë pas krizës që ndodhi në fund të viteve ?90.