Shqipëri-Kroaci, marrëveshje për mbrojtjen e ambientit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria dhe Kroacia kanë vendosur që të bashkëpunojnë me qëllim mbrojtjen e detit Adriatik nga ndotja.



Në prag të sezonit turistik, dy shtetet në bashkëpunim edhe me OKB kanë rënë dakord që të menaxhojnë më mirë derdhjen e ujërave të lumenjve në det.



Projekti i financiar nga qeveria kroate dhe i zbatuar nga PNUD ka për objektiv krijimin e një rrjeti të përbashkët për parandalimin dhe reduktimin e rrisqeve të ndotjes përgjatë vijës bregdetare.



Pjesë e këtij projekti është edhe shmangja e derdhjes së naftës apo substancave të tjera të rrezikshme dhe të dëmshme.