Ora News - Policia ndërpret grevën e ish të burgosurve politikë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-të burgosurit politikë shprehen të indinjuar nga ndërhyrja e Policisë së Shteti dhe ajo bashkiake, të cilët u kanë prishur çadrën ku protestonin prej 5 ditësh. Dy nga përfaqësuesit e grevës dhe Kryetari i Shoqatës së të Pëndjekurve shfaqin shqetësimin e tyre për mikrofonin e Ora News.

Protesta 5-ditore e ish-të burgosurve politikë u ndërpre nga Policia e Shtetit, e cila shoqëroi përfaqësuesit e grevës, me arsyen se ata nuk kishin marrë lejë.

Të instaluar prej 5 ditësh në një çadër në Komunën e Parisit, në vendin ku Lirak Bejko dogji veten para 6 vitesh, ish-të burgosurit politikë vijonin të kërkonin statusin dhe dëmshpërblimin. Agim Kollçaku, një prej 5 protestuesve, tregon momentet e shoqërimit në polici.

Huanito Martini, një tjetër përfaqësues i grevës kërkon të drejtat e tij.

Nga ana tjetër, Nebil Çika, kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë sqaron pozicionin e grevistëve.

Ish-të burgosurit politikë shprehen se do të vijojnë protestën e tyre, deri në plotësimin e kërkesave.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/policia-i-nderpret-greven-e-ish-te-burgosurve-politik

Free Traffic Exchange