Arrestohet kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korrupsioni me pronat çon ne pranga kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj. Por bashkë me të u arrestuan këtë të premte edhe nënkryetari Enver Hafizaj, juristja e bashkisë si dhe dy zyrtarë të tjerë.



Operacioni që drejtohet nga Prokuroria e Krimeve te Rënda ka synim ekzekutimin e urdhër arresteve edhe për 16 persona të tjerë, zyrtare e qytetarë të ndryshëm. Ata dyshohet se janë të implikuar në një skemë të tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun ne Shëngjin, një ndër pjesët më të bukura të bregdetit të kësaj zone.



Prokuroria i ishte drejtuar gjykatës për 23 persona, ndërkohë që për 21 prej tyre u vendos dërgimi në qeli.



Fran Frrokaj dhe vartësit e tij akuzohen për shpërdorim detyre dhe për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke prej më shumë se 25 mijë metër katror që dyshohet se u është shpërndarë personave të ndryshëm në shkelje të ligjit. Për 13 mije e 700 metra është vendosur sekuestro preventive.



Skema e abuzimit me pronat në bregdetin e Shëngjinit duket e njëjtë me ato të zbuluara më herët edhe në Durrës apo Vlorë. Zyrtarët lokalë dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet për zonat ranishte, duke e ndarë atë me ligjin 7501.



Në rrjetin e falsifikimit janë përfshirë veç drejtuesve të bashkisë, edhe kryetari i qarkut Gjok Ndoka, ish përgjegjësja e kadastrës, ish drejtori i hipotekës si dhe juristë e topografë.



Fran Frrokaj u zgjidh kryebashkiak në vitin 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike.

Free Traffic Exchange