Ora News - Veliaj në Lozanë: Tirana si qendër rajonale e Ballkanit

2018-05-12 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas këndeve të lodrave në çdo lagje, Tirana do të nisë një fushatë tjetër për shtimin e terreneve sportive. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Lozanë, qendra boterore e komitetit olimpik dhe 55 federatave botërore të sportit, me ftesë të kryebashkiakut Grégoire Junod, me qëllim rritjen e shkëmbimit të eksperiencave dhe mundësive të bashkëpunimit midis dy qyteteve.

Gjatë takimit me homologun e tij në Lozanë, kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana synon të kthehet në një qendër rajonale të Ballkanit.

Veliaj: ?Duam ta kthejmë Tiranën në një qendër rajonale të Ballkanit, ku shumë prej korporatave dhe institucioneve ndërkombëtare të sjellin selitë e tyre. Më vjen mirë që kemi hedhur disa hapa konkrete në bashkëpunimin me qytetin e Lozanës sepse duam të mësojmë nga më të mirët, sidomos në fushën e aktiviteteve sportive?

Dy homologët diskutuan rreth bashkëpunimit për të hartuar një projekt të sportit në komunitet dhe për të inkurajuar shumë prej të rinjve në Tiranë, që në vend të kafeneve dhe të lojërave të fatit, të merren me aktivitete sportive.

Veliaj: ?Lozana është shtëpia e sportit botëror, jo vetëm e komunitetit olimpik, por këtu ka rreth 55 federata. Lozana ka adoptuar fare mirë shumë prej praktikave të sportit në komunitet, për ta kultivuar atë edhe nëpër lagje, sidomos tek të rinjtë. Ky është shembulli që duhet të ndjekë edhe Tirana?
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/terrene-sportive-veliaj-ne-lozane-tirana-si-qender-rajonale-e-ballkanit

Free Traffic Exchange