Ora News - Paralajmërimi i ambasadores gjermane, Schütz: Azilkërkuesit do të kthehen edhe me forcë

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Azilkërkuesit shqiptarë dhe emigrantët e paligjshëm mbeten shqetësim për Gjermaninë. Duke folur në një aktivitet për migracionin të organizuar nga INSTAT, ambasadorja Gjermane në Shqipëri Susanne Schütz tha se kjo kategori do të kthehen me forcë dhe do ti ndalohet hyrja për 5 vite në Gjermani.

Susanne Schütz: Mirëpresim interesin në rritje të të rinjve që duan të studiojnë në Gjermani. Por ne nuk mirëpresim abuzimin me këto të drejta të lëvizjeve. Numri i emigrantëve dhe azilkërkuesve është akoma tepër i lartë. Shqipëria është një vend kandidat i BE dhe nuk është një vend me persekutim politik, që ishte një nga arsyet për të dhënë azil dhe do të kthehen në Shqipëri edhe nëse duhet me forcë dhe do të ndalohen të hyjnë në Gjermani deri në 5 vjet.

Për kryeministrin numri i azilantëve shqiptar ka rënë ndjeshëm kohët e fundit, ndërsa tha se me këtë fenomen është spekuluar.

Rama: U bë shumë zhurmë dhe u bënë shumë spekulime me azilkërkuesit shqiptarë. Sot jemi në kushtet kur kemi një rënie drastike të numrit të azilkërkuesve.

Sipas kryeministrit emigrimi është një fenomen normal dhe i përhapur edhe në vendet e BE, ndërsa vlerësoi kontributin e tyre për ekonominë shqiptare.

Rama: E nëse 50.000 njerëz janë larguar nga Kroacia, anëtare e Bashkimit Europian, në vitin 2017, nga Shqipëria janë larguar 39.905.

Për drejtoren e INSTAT një sfidë për Shqipërinë mbetet edhe integrimi i emigrantëve të rikthyer. Të dhënat tregojnë se mesatarisht në Shqipëri kthehn rreth 25 mijë shqiptarë në vit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/paralajmerimi-i-ambasadores-gjermane-schutz-azilkerkuesit-do-te-kthehen-edhe-me-force