LEZHE - Arrestohet kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj për shpërdorim detyre. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se kryebashkiaku i zgjedhur në 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike, është vënë në pranga nga policia pak çaste më parë. Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave në Bashkinë e Lezhës, ndërsa dosja është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Gjithashtu, është arrestuar edhe nënkryetari i Bashkisë Enver Hafizaj si dhe 24 zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe hipotekave mbi të cilët rëndon e njëjta akuzë, ajo e tjetërsimit të pronave. Pak kohë më parë ishte ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili u shpreh se me pronat në Lezhë është bërë krim.