VLORE - Një sasi e konsiderueshme droge, prej rreth 1 ton, është zbuluar në Novoselë të Vlorës. Ka qenë një sinjalizim anonim në redaksinë e Report Tv dhe kamera ka shkuar në vendin ku ndodhen 900 kg drogë, të cilat janë hedhur në një gropë nga trafikantët pranë fshatit Mifol. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcate policisë.