http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fenomeni i emigracionit, nuk është një problem vetëm shqiptar. Për kryeministrin Rama fluks migrator ka edhe në vende më të zhvilluara se Shqipëria, pjesë e BE-së. Arsyet e largimeve të shqiptarëve sipas tij nuk janë politike, por si kudo, nevojë për punësim më të mirë.
?Vetëm vitin e kaluar nga Kroacia, vend anëtar i BE, janë larguar plot 50 mijë njerëz, 90% e të cilëve të reja e të rinj. Nëse 50 mijë njerëz largohet nga Kroacia, nga Shqipëria numri shkon në 39 mijë, ndërkohë që janë kthyer 25. Kur shkojmë të shifrat, pasqyra është shumë më ndryshe.?
Kreu i qeverisë tha se po punohet mbi një program, i cili do të mbështesë familjet e reja, qëllimi i të cilit është dhëna e më shumë mundësive për të qëndruar në Shqipëri.
?Po punojmë për një program kombëtar strehimi në nevojë për çiftet e reja. Nuk është shpikje, por masë kombëtare që vende të tjera e kanë bërë me shumë sukses.?
Vitin e kaluar Gjermania ka pritur rreth 3 mijë shqiptarë për të punuar atë. Ambasadorja gjermane theksi se vendi i saj është i gatshëm të presë vetëm emigrantë legalë.
?Ne nuk mirëpresim abuzimin me këto të drejta për kërkesat për azil. Por falë bashkëpunimit me autoritetet shqiptare numri i rikthimit në vitet 2016 dhe 2017, ka arritur kulmin. Shqipëria është një vend kandidat për anëtar në BE dhe nuk është një vend me persekutim politik, që mund të jetë arsye për të dhënë azil. Pavarësisht këtyre politikave tregu është i hapur për punëtorët e kualifikuar. Nëse shqiptarët plotësojnë kushtet, kanë mundësi të aplikojnë për viza pune.?
Në konferencën ?Sfidat e emigracionit?, theksi është vënë në kushtet që duhet t?u krijohen shqiptarëve që kthehen në vend nga emigracioni, për të investuar kursimet e tyre.