Ora News - Ish-të përndjekurit në grevë, ngujohen në çadër në vendin ku u dogj Lirak Bejko

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-të përndjekurit politik u janë rikthyer protestave. Në simbol të vetëflijimit të Lirak Bejkos rreth 6 vite më parë, një grup prej tyre janë vendosur në çadër pikërisht në vendin ku 47 vjeçari ndërmori aktin ekstrem. Ndër kërkesat e tyre është ndryshimi i ligjit.

Nebil Çika: "Jam këtu për ti kujtuar kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij që atëherë erdhi tre herë i vizitoi dhe u premtoi, edhe pas vdekjes së një të burgosuri politik, Irak Bejkos. U premtoi se do ti zgjidhte këto probleme që këta kanë sot, për dëmshpërblimet, i cili përjashton shumë kategori. Ata që janë ngujuar sot në grevë urie janë pikërisht nga këto kategori të përjashtuara. Ata kanë bërë burg politik, kanë patur akuza politike dhe ligji i ka përjashtuar ata nga dëmshpërblimi."

Në mbështetje të grevistëve ishin dhe përfaqësuesit e PD.

"Kategoria të cilët trajtohen sot si terroristë të hiqet dhe pasardhësit e tyre dhe ndërgjegja kolektive të mos i njohë më si terroristë."

Vetë ish të dënuarit politik theksojnë se as ata dhe as trashëgimtarët e tyre nuk kanë përfituar asnjë këst të dëmshpërblimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ish-te-perndjekurit-ne-greve-ngujohen-ne-cader-ne-vendin-ku-u-dogj-lirak-bejko