Stop - Rezultoi gabimisht dy ditë e punësuar, përjashtohet nga ndihma ekonomike! (15 mars 2018)

2018-05-12 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Fatmira Berisha, një banore e zonës së Kombinatit, tregon për emisionin ?Stop? se humbi ndihmën ekonomike, pasi doli në sistem si e punësuar dy ditë në kompaninë ?Alko-Impex?.

?Kam 20 vite që marr ndihmë ekonomike, 57 mijë lekë. Shkoj për të marrë ndihmën, ato më thonë që ti figuron që je në punë te gjelbërimi. Unë kam bërë një kërkesë për t?u futur në punë, por s?kam shkuar asnjë ditë tek ajo punë?.

?Edhe ndihma ekonomike m?u hoq. Unë tani jam ku thërret qameti! Jetoj në një barrake me burrin e sëmurë dhe tre fëmijët. Pronari thotë që kemi bërë ngatërresë, jo kështu e jo ashtu. Unë nuk e di tani të drejtën time. Vetëm ju do të ma zgjidhni?, u shpreh Fatmira.

Gazetarja e emisionit ?Stop? sëbashku me denoncuesen iu drejtuan Njësisë numër 6, ku komunikuan me specialisten e ndihmës ekonomike, Arikla Çelën. Ajo tha se Fatmira Berisha në sistem ka rezultuar e punësuar në kompaninë ?Alko-Impex? me pagë minimale dhe derdhje kontributesh, ndaj dhe i është hequr ndihma ekonomike.

Në Drejtorinë e Shërbimit të Tatimapaguesve iu tha se nuk e dinë si ka ndodhur ngaterrësa, pasi ky institucion konfirmon deklarimet që kompanitë bëjnë online.

Punonjësja 1 ? Data e futjes në punë është 17 Maji?

Qytetarja ? Po unë që s?kam qenë fare në Maj?

Punonjësja 1- ? dhe e largimit nga puna më 19 Maj, pra dy ditë? as dy ditë pune sepse kjo? dy ditë pune janë që e kanë mbajtur ato, firma dhe në bazë të vëtëdeklarimit të kompanisë. Pra, çfarë ka bërë deklarimin online ?Alko-Impex-i? ne atë konfirmojmë në bazë të këtyre dokumenteve.

Gazetarja ? Po mirë tani, çfarë ka ndodhur? Kush e ka bërë ngatërresën?

Punonjësja 1 ? S?e kemi idenë se çfarë procedurash ndjekin ata! Më kupton sepse?

Punonjësja 2- Ne thjesht konfirmojmë çfarë deklaron subjekti sepse kemi vetëdeklarimin e subjektit, kështu që çfarë marrim nga subjekti deklarues, i kalon në sistemin tatimor. Dhe këtë kemi konfirmuar me shkresë!

Gazetarja e emisionit ?Stop? komunikoi nëpërmjet një telefonate me përgjegjësin e ?Alko Impex? për ta pyetur nëse ka punuar ndonjëherë Fatmira Berisha në këtë kompani.

Përgjegjësi- S?ka punuar ndonjëherë tek ne! Ka bërë kërkesë për punë tek ne, por s?ka punuar asnjë ditë dhe nuk ka ardhur në punë. S?është paraqitur tek ne. Kaq!

Gazetarja ? I keni krijuar një problem shumë të madh zonjës me ndihmën ekonomike, sepse figuron e punësuar dhe është hequr nga skema e ndihmës ekonomike.

Përgjegjësi ? Ne ia paraqesim letrat Zyrës së Punës dhe i çojmë çdo punonjës që mundet, 50 veta, 60 veta kanë kaluar në punë tek ne. Kush është paraqitur, ka filluar punë. Tani Zyra e Punës e ka hequr nga skema, është puna e asaj. Tek ne nuk ka punuar as edhe një ditë. Eshtë bërë një ngatërresë nga Zyra e Punës!

Ndërsa Zyra e Punës refuzon të ketë ndikuar sistemi i tyre për heqjen e ankueses nga skema e ndihmës ekonomike, duke fajësuar më pas tatimet.

Fatmira Berisha u ...

Free Traffic Exchange