Stop - Skandali i ndihmës ekonomike Kamëz, pezullohet e kallzohet punonjësja! (15 mars 2018)

2018-05-12 5

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më të plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-139-sezoni-3/

Një ditë më parë emisioni ?Stop? transmetoi një tjetër skandal me abuzimin e dhënies së ndihmës ekonomike.

Pranë redaksisë kishte mbërritur një denoncim për Gazmir Qemën, i cili është pjesë e skemës së ndihmës ekonomike prej vitit 2014, ndërkohë që prej 3 vitesh ai ka emigruar sëbashku me familjen si azilkërkues në Gjermani. Pyetja që ngrihet është se kush e ka marrë ndihmën ekonomike.

Emisioni ?Stop? investigoi këtë çështje dhe rezultoi se punonjësja e Zyrës së Ndihmës Ekonomike Kamëz, Dhurata Çali ka ndjekur procedurën e ndihmës ekonomike të familjes Qema, në këmbim të një shume prej 27 mijë lekësh të vjetra në muaj.

Astrit Vata, drejtor i Zyrës së Ndihmës Ekonomike tregon se ndaj Dhurata Çalit është marrë administrative, duke e pezulluar nga detyra dhe se gjithashtu personat që kanë abuzuar me ndihmën ekonomike do të kthejnë paratë.

?Ne do të presim deri në mbylljen përfundimtare të hetimeve nga organet kompetente. Paratë e marra do të kthehen në Zyrën e Shërbimit Social?, u shpreh Vata.

Ndërsa juristi i Bashkisë Kamëz, Hakli Hoti deklaroi se do të bëjë kallëzim pë rastin në fjalë, duke iu referuar nenit 281, pika 1 e Kodit të Procedurës Penale, ku thuhet: ?Nëpunësit publikë, të cilët gjatë ushtrimit të detyrës ose për shkak të funksioneve a të shërbimit të tyre, marrin dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht, detyrohen të bëjnë kallëzim me shkrim edhe kur nuk është individualizuar personi të cilit i atribuohet vepra penale?.

Hoti shtoi: ?Duke qenë se ne sot jemi vënë në dijeni që Drejtoria e Policisë qarku Tiranë, sektori Antikorrupsion ka filluar një çështje penale, kryesisht për punonjësen tonë, do të marrim masat si zyrë juridike për të bërë kallëzimin në institucionin përkatës?.

Çfarë transmetoi dje emisioni ?Stop? për këtë çështje:

Gazetarja e emisionit ?Stop? tregoi se familja Qema e ka pasaportizimin në Bathore, ndërkohë që banon në Valias të Ri. Ajo iu drejtua shtëpisë së vjehrrit të tij, Fatmirit, ku banonte Gazmiri me familjen, por duke qenë se nuk u përgjigj njeri, pyeti banorët e zonës nëse kanë informacion për këtë familje.

Banori 1

Gazetarja ? Këtë Fatmirin këtu, e njeh ti?

Banori 1 ? E kam komshi.

Gazetarja ? Komshi. Arjona, Arjona?

Banori 1 ? E ka gocë.

Gazetarja ? Po, vajza e Fatmirit. Kam informacion që ka 3 vjet që ka ikur në Gjermani. Apo jo?

Banori 1 ? E di, që kështu, ka ik atje. Po!

Gazetarja ? Ka ikur në Gjermani?

Banori 1 ? Kështu thuhet, di gjë unë?

Gazetarja ? Kam marrë një listë këtu tek Bashkia për këto familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe një nga këto familje është edhe familja e këtij Gazmir Qemës. Di gjë nëqoftëse janë aty, apo jo?

Banorja 2 ? Jo, ajo nuk është aty!

Gazetarja ? Ku është?

Banorja 2 ? Ka 3 vjet që është në Gjermani ajo.

Gazetarja iu drejtua Zyrës së Ndihmës So...