Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
12 kishat post bizantine në Voskopojë e Vithkuq të Korçës, janë renditur nga Shoqata Europa Nostra mes 7 siteve të trashëgimisë kulturore më rrezikuara për vitin 2018. Plaçkitjet dhe fatkeqësitë natyrore, janë kërcënimi më i madh për këto objekte të shekujve 17-18, të cilat vlerësohen si ndër më të bukurat në Ballkan. Bashkë me 6 vende të tjera, Shqipëria pritet të përfitojë fonde dhe asistencë për të mbrojtur këto xhevahire të trashëgimisë, siç është shprehur Presidenti i Fondacionit Tenori Placido Domingo.
Kishat post bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq në Korçë janë mes 7 siteve më të rrezikuara për vitin 2018, në renditjen e organizatës Europa Nostra e cila synon të sensibilizojë dhe të mbështetesë Autoritetet shqiptare për të mbrojtur këto pasuri të pacmueshme të trashëgimisë kulturore.
Mes 12 kandidatëve, ishte edhe Gjirokastra, qytet pjesë e trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, por që nuk ia doli të futet në listën e 7 vendeve më të rrezikuara të shpallur këtë të enjte.
12 kishat post bizantine, të shukullit 17 dhe 18, u bënë pjesë e listës për shkak të ?plaçkitjeve dhe fatkeqësive natyrore", që i kanë dëmtuar seriozisht, thuhet në njoftimin e organizatës me Seli në Holandë .
Shembull i këtij rreziku, merret kisha e Shën Gjergjit në Voskopoje, e cila ndërsa në vitin 2011 vlerësohej për ruajtjen e jashtëzakonshme, 7 vite më pas kërcënohet nga vjedhjet, ndaj ka nevojë urgjente për mbrojtje, thuhet në raport.
Qendra Historike e Vjenës, Kazinoja Constanta në Romania, Jetimorja greke Prinkipo Greek në ishullin turk të Princit, fabrika e akullit Grimsby në Mbretërinë e Bashkuar, janë 6 qendrat e tjera më të rrezikuara në Europë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kishat-e-voskopojes-mes-7-siteve-te-kercenuara-ne-europe