Denoncimi në BOOM: Avokatja i zhvat 5000 euro klientit, por nuk e liron si premtoi

2018-05-12 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ ?BOOM? ka hedhur dritë këtë herë mbi marrëdhënien avokat-klient, të cilat kohët e fundit kanë hyrë në krizë besimi.

Denoncimi për mashtrim duke përvetësuar një shumë prej 5000 eurosh për avokaten Nelida Dardha, ka ardhur në "BOOM" nga të afërmit e klientes së saj, e cila aktualisht ndodhet në burg.

Sipas pretendimeve të palës denoncuese avokatja ka kërkuar 5000 euro për ti lënë si garanci pasurore për lirimin me kusht të të klientes së saj, ndërkohë që kur gjykata ka refuzuar këtë kërkesë, këto lekë nuk janë kthyer mbrapsht.

5000 euro si garanci për lirimin me kusht, lirim nuk ka, paratë "zhduken"

Denoncuesja: Ne kishim një problem me një nga pjestarët e familjes dhe çmimi që vuri ajo ishte 1000 euro për të mbaruar punë. Ajo na tha që do të bëjë një kërkesë në prokurori për të dalë në liri me kusht. Ajo përmes telefonatave që bënin dhe flisnim çdo ditë, na tha tani duhen 5 000 euro për sa ishte biseduar. Atëherë dërgojmë nipin që t`ja çoj në dorë, nipi im ja çoi në zyrë dhe ajo i lëshoi një mandat arkëtimi 5 000 euro të shkruar dhe këto për veprime avokatie. Këto lekë duheshin për t`u vënë në bankë për lirinë me kusht, si garanci.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/denoncimi-ne-boom-avokatja-i-zhvat-5000-euro-klientit

Free Traffic Exchange