Shehi:Nëse Rama do fuste brenda ca nga tanët do të më behej qejfi

2018-05-12 0

ftuar në studion ?45minuta? të gazetarit të Report Tv Denis Minga, kreun e LZHK Dashamir Shehi, i cili foli për debatin në Kuvend për ndihmen ekonomike. Përsa i përket çështjes së lobimit rus për PD, aleati i PD kërkoi që Lulzim Basha të japë llogari dhe të jetë transparent. Ndërsa duke folur per tragjedine e Gërdecit, Shehi tha se do te deshironte qe kushdo qe ka bere ate krim te ndeshkohej. Gjithashtu ai theksoi se do te deshironte qe Rama te godiste te korruptuarit brenda se djathtes dhe nuk do i vinte aspak keq. Shehi shtoi se Rama sot ka gjithe kontrollin mbi prokurorine dhe mund te godase kedo, por sipas tij Rama nuk godet korrupsionin as majtas dhe as djathtas, pasi eshte vete i korruptuar.

?Kemi rritje të varfërisë, po të ishte për tu përmirësuar do të ishim më mirë, nuk po flasim për tu bërë të pasur por për të dalë nga varfëria. Në 5 vjet qe veria Rama ka përmirësuar 3 %, por sa duhet të rrijë Edi Rama në qeverisje qe të na përmirësojë? 40 apo 60 vjet? Azia është përmirësuar 15 %, ndërsa Shqipëria në mes të Europës nuk ka përmirësim. Para 10 viteve kemi bërë 1 studim me disa sindikata, nga duhen 15,600 lekë për frymë, po e indeksoj po them 170, pra 130 euro për person. Ky është minimumi jetik që i duhet një individi në Shqipëri, por është një shifër e papërfallueshme, sepse mundësitë tona ekonomike nuk e përballojnë. Qe do të thotë që një pjesë e popullëisë do vazhdojë të jetojë në varfëri. Nuk ka si del nese nuk ka punë apo zhvillim ekonomik, nuk e nxjerr dot as qeveria.

Free Traffic Exchange