Lame: Verifikim tokave të shpërndara me ligjin 7501 - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Regjistrimi i titujve të pronës përgjatë vijës bregdetare nga veriu në jug do të jetë i bllokuar të paktën deri në fund të këtij viti. Qëllimi është që të ndalet abuzimi i konstatuar ndër vite, përmes tjetërsimit të statusit te tokës nga zyrtarët vendorë.



Kreu i Aluizinit Artan Lame sqaron se nuk behet fjalë për pezullim të ligjit 7501, por për ndarjen e atyre pronave përgjatë bregdetit që nuk janë objekt i këtij ligji



Në total bëhet fjalë për 30 mijë parcela për të cilat do të verifikohen tituj e dhënë. Për këtë qëllim, komisionet vendore ne bashki dhe në prefektura nuk do të marrin asnjë vendim, pasi brenda këtij viti i Agjencisë së pronave pritet t?i japë zgjidhje një herë e mirë këtij kaosi.



Lame i bëri sërish apel qytetarëve që të verifikojnë pronat që kanë marrë përgjatë vijës bregdetare, pasi ato do të jenë objekt i rishqyrtimit.