Report TV - Tjetër rrjedhje, LSI-së i ikin 4 këshilltarë në Fier

2018-05-12 2

FIER - Katër anëtarë të këshillit bashkiak të Fierit kanë ndryshuar ngjyrat e partive.


Pas Gjirokastrës, 4 përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në këshillin bashkiak Fier kanë deklaruar kalimin te PS. Katër këshilltarët e larguar janë Drita Sauli, Natasha Yzeiraj, Ekaterina Zarka dhe Thoma Tyto.

Gjatë një deklarate për mediat, katër këshilltarët kanë komunikuar vendimin e tyre. ?Largohemi menjëherë nga kjo force politike dhe i bashkëngjitemi grupit të këshilltarëve të PS. Nuk mund të rrimë në një forcë politike bashkë me PD-në. Të rrish krah PD-së do të thotë të pranosh politikën antishqiptare", thanë në deklaratën për mediat nga selia e PS, katër këshilltarët e larguar nga LSI.