Rudina/ Suada Sherifi flet per vajzen (15.03.2018)

2018-05-12 6

Ish-Miss Shqipëria Suda Sherifi ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku foli për jetën e saj, për angazimet, sipërmarrjen dhe për jetën familjare.
Ajo është tashmë nënë e një vajze 1 vjeç e 6 muaj, të quajtur Deizi dhe duket se Sherifi është shumë e dhënë pas saj. Ish-Missi tha vajza e saj tashmë shkon në çerdhe dhe është shumë sociale.
?Me fëmijët e vegjël gjithnjë ka zhvillime dhe unë si prind përballem çdo ditë me leksione të reja që ajo mi imponon duke më vënë në provë. Është një reagim i ndërsjellë, ajo më jep mua dhe unë asaj, por është gjë shumë e bukur. Unë vazhdoj të jemë shumë e fokusuar tek vajza dhe kjo është për fajin tim jo për faj të Deizit. Dëshira ime është që të jem shumë prezent në jetën e saj pavarësisht se ajo ka krijuar një farë pavarësie sepse shkon në çerdhe dhe qëndron atje deri në orën 4 pasdite. Por pasi marr Deizin unë kur dal e marr gjithnjë me vete. Ajo është shumë sociale dhe është përshtatur shumë mirë në çerdhe. Më pëlqen që kur vjen në shtëpi ajo ka mësuar një ves të ri. Kur e çuam në çerdhe ajo u lumturua shumë dhe më harroi mua? tha Sherifi.

Free Traffic Exchange