Shehi: Fukarenjtë vënë përpara në darkë tasin e kosit, Rama hartën e Shqipëri për ta grabitur

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti Dashamir Shehi tha nga salla e Parlamentit se për qeverinë aktuale, tha se çështja e fukarenjve është një temë pa rëndësi për ta, pasi sipas Shehit, ata nuk sjellin përfitime.

Ai deklaroi gjithashtu se fukarenjtë në darkë vënë përpara tasin e kosit, duke shtuar se qeveritarët vënë përpara hartën e Shqipërisë për ta bërë kulla.

Shehi: Ndihma ekonomike është kaq e vogël, sa jep vetëm bukë thatë, nuk jep më as djathë. Kjo shifër rrotullohet në maksimumi 40 mln euro në vit. Dhe ky shtet jep 60 mln euro për koncesione. Këtu vetëm një kompani nuk ka paguar 70 milionë euro.

Kjo qeveri nuk ka seriozitetin për t'u marrë me këtë temë, kjo është kaq e dukshme që kur prishi institucionin, që u ngrit për herë të parë, Ministria e Punës dhe Asistencës Sociale. Nuk ka pasur në komunizëm ministri pune. Nuk kishte nevojë as për fukarenj sepse ishin të gjithë fukarenj.

Në mendjen e tyre kjo është një temë pa rëndësi, që nuk bie para. Para bien koncesionet, inceneratorët, para bien investitorët, para bien 1 miliardëshi. Fukarenj nuk sjellin para.

A pe dje zt.Kryeministër që po shkonte në Elbasan me një tamtame të madhe me 200 të tjerë nga mbrapa?

A i pa zoti Kryeministër, që nga ajo ura e Metalurgjisë e deri tek banka e Elbasanit, që kanë dalë me qindra fukarenj që shesin ballokume tek dera e shtëpisë?! Dhe nuk dalin për Ditë të Verës! Kanë 1 muaj e gjysmë që kanë dalë! Vjet dilnin 1 javë përpara; para 10 vjetësh dilnin Ditën e Verës - sot dalin 1 muaj e ca! Çfarë mendoni se fiton një familje nga ato ballokumet?! Dhe kanë nxjerrë edhe ca goca të reja aty, se është turp të shesin fukarenjtë! Çfarë fitojnë?! A vijnë më shumë se njëmijë lekë a dymijë lekë nga ballokumet?!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shehi-fukarenjte-vene-perpara-ne-darke-tasin-e-kosit-rama-harten-e-shqiperi-ta-grabitur

Free Traffic Exchange