Ora News - Thirret i pari, KPK kërkon anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo do të jetë i pari gjyqtar që do të dalë përballë Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit për të dhënë sqarime ne lidhje me shkeljet që i janë konstatuar gjatë procesit të rivlerësimit të figurës së tij.

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit bën me dije se seanca do të zhvillohet në datën 21 mars në ora 11:00 nga një trup gjykues i përbërë nga Genta Tafa, Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja.

Nuk bëhen me dije shkeljet që i janë konstuar gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, por burime të Ora Neës mësojne se ai është vënë në dijeni të procesit dhe për to ka kontaktuar edhe një avokat mbrojtës.

Lulo është një nga 63 subjektet që iu nënshtruan të parët procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Nga ky proces u tërhoqën pak javë me parë ish- anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeri dhe ish -prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, për të cilët Komisioni vendosi t'ua ndërpresë vettingun.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/thirret-i-pari-kpk-kerkon-anetarin-e-gjykates-kushtetuese-fatos-lulo