Ora News - Lobim me fondet ruse? Akuza mes palëve në Kuvend

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama, heshti në parlament për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike, por ishte kryetari i grupit të tij parlamentar Taulant Balla, që i kërkoi Bashës të jap shpjegime në prokurori. Basha e kaloi me një fjali këtë çështje duke i kërkuar mazhorancës të mos merret me përralla ruse, por të shikojë faktet me drogë kolumbiane. Ministri Pandeli Majko, me deklaratat e tij habiti të majtët dhe të djathtët në sallën e Kuvendit.

Kryeministri, Edi Rama, në parlament nuk tha asnjë fjalë për debatin ku është fokusuar ditët e fundit Partia Socialiste, kontratat e lobimit të Lulzim Bashës.

Për këto akuza ishte përgatitur kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Balla: Ja ku e ke Lulzim, një kompani me qendër në Edinburg, pronarë dhe punëtorë të studios katër shtetas rusë. Edhe kjo historia e drogës, droga- droga -droga është pjesë e të njëjtit skenar rus për të baltosur Shqipërinë, të jesh i sigurt.

Basha iu shmang përfshirjes në debat për këtë çështje, duke e kaluar vëtëm me një fjali.

Basha: Lërini përrallat me rusë, shikoni faktet me kolumbianë. Dhe sot këtu jemi për ekonominë.

Por në sallën e parlamentit, habiti deklarata e Ministrit të qeverisë Rama, Pandeli Majko, i cili këshilloi Bashën që për marrëdhëniet me rusët të konsultohet me Partinë Socialiste.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lobim-me-fondet-ruse-akuza-mes-paleve-ne-kuvend