Ora News - Rama e Basha përplasen në Kuvend për familjet e varfëra

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në parlament ku u zhvillua mocioni me debat, për skemën e ndihmës ekonomike, kryeministri Edi Rama, tha se Partia Demokratike, kundërshton reformën që vetë ajo e ka bërë.

Rama: Këta që kërkojnë sot llogari për ndihmën ekonomike, i jepnin vetes ndihmë ekonomike.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, pranoi që skema e ndihmës ekonomike mban firmën e partisë demokratike, por sipas tij kjo qeveri mban të fshehur formulën e pikëzimit, e kjo ndodh me urdhër të kryeministrit.

Basha: T'i refuzon të shkosh dhe të shikosh se si ushqehen që në mëngjes me qepë e me lakra turshi. Reforma e nisur në vitin 2012 është marrë peng nga synimi yt për t'i përdorur të varfrit si mish për top. Banka Botërore, mbështetëse e kësaj reforme, vetëm një javë më parë deklaroi se 70 për qind e familjeve më të varfra në Shqipëri, janë përjashtuar nga ndihma ekonomike.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, solli emra konkret familjarësh të përjashtuar sipas tij pa të drejtë nga ndihma ekonomike. Por edhe kryeministri ishte i përgatitur që të përgjigjej, po me emra konkret.

Basha: Kjo është vajza e parë. Qante sepse nëna donte të vriste veten.

Rama: Në njësinë administrative, Lulzim, ke takuar zonjën Burbuqe dhe të lajmëroj se zonja Burbuqe është përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-rama-mbeshteti-klientelizmin-te-varferve-iu-merr-shpirtin

Free Traffic Exchange