Ora News - Dhjetë vjet pas tragjedisë, vetëm familjarët për homazhe në Gërdec

2018-05-12 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetë vjet nga shpërthimi masiv në Gërdec, banorët përkujtuan të afërmit e tyre që humbën jetën. Ata vunë lule në memorial, ndërsa këtë vit atje nuk ndodhej asnjë përfaqësues politik dhe as nga shoqëria civile. Të braktisur nga të gjithë, disa prej banorëve rrëfejnë dhimbjen e tyre për kameran e Ora News.

Ky 15 mars shënoi edhe 10-vjetorin e shpërthimit masiv në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.

Familjarët e viktimave u mblodhën tek memoriali rreth orës 12.00 dhe vendosën tufa me lule në përkujtim të viktimave.

Me lot në sy ata prekin pllakatën me emrat e të vrarëve nga shpërthimi.

Tushe Leti, 52-vjeçarja që mezi e përmbajti veten para memorialit, kujton vajzën e saj 19 vjeçe që nuk jeton më dhe rrëfen për Ora News dhimbjen e saj.

Tushe Leti: Ma morën fëmijën në derë të shtëpisë, shtetit i kërkoj atë që do të më kërkonte mua. T'ia kisha vrarë unë një të atyrë që më vranë vajzën mua, çfarë do të më bënte mua?

Kurse Afrim Deliu e sheh në një tjetër aspekt të gjithë këtë kalvar mundimesh. Për të, ende nuk është gjetur shkaku i shpërthimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sot-10-vjet-nga-tragjedia-e-gerdecit

Free Traffic Exchange