Përcaktimi i datës për vizitën e kryeministrit grek Alexis Tsipras duket se është peng i lëshimit të autorizimit nga presidenti Ilir Meta për nisjen e negociatave zyrtare për marrëveshjen e detit.
Ministri Ditmir Bushati pohon se është nuk ka një datë konkrete për vizitën zyrtare të Tsipras në Tiranë, për të cilën vetë kryeministri Edi Rama pati lajmëruar se do të zhvillohej në Prill.
"Nuk ka ende një datë apo afat të finalizuar për këtë gjë".
Ndërkohe sa i takon autorizimit Bushati deklaron se është në pritje dhe shprehet optimist se do të ndodh shumë shpejt.
"Besoj se jemi afër momentit kur ekipi shqiptar të ulet në tryezën e bisedimeve me ekipin grek"
Me të njëjtin optimizëm Bushati flet dhe për një rekomandim pozitive nga ana e Komisionit Europian për nisjen e negociatave te anëtarësimit. Optimizmi në këtë rast i buron nga progresi që thotë se ka bërë Shqipëria jo vetëm sa i takon Vettingut, por dhe në luftën kundër krimit të organizuar.
"Ne nuk presim dhurata. Procesi i Vettingur i ka dhënë efektet e veta. E njëjta gjë mund të thuhet edhe përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar në disa operacione ndërkombëtare".
Bushati thotë se do të vazhdojnë takimet me vendet anëtare për ti bindur për një vendim në favor të çeljes së negociatave. Praktik që është normale për vendet kandidate siç pohon dhe ministrja e punëve te jashtë kroate pas takimit me Bushatin. Ajo deklaron se Shqipëria do te ketë dhe mbështetjen e Kroacisë në këtë proces.