Report TV - Ndërtonte bomba,Hoxha dhomë të fshehtë te servisi celularëve

2018-05-12 33

4-vjeçari Genti Hoxha dyshohet se ka prodhuar edhe më parë bomba me celularë. 3 ditë pas shpërthimit të fuqishëm në servisin e tij të celularëve pranë Ambasadës Amerikane, burime nga grupi hetimor thanë për Report Tv se 34-vjeçari ka bërë montim të disa lëndëve shpërhtyese muaj më parë.

Për tu kamufluar Genti hoxha ka marrë një dyqan me qëra në rrugën ?Qamil Guranjaku?. Brenda këtij servisi, Genti Hoxha kishte krijuar një dhomë të fshehtë, e cila nuk dallohej dhe brenda kësaj dhome ruante detonatorët, kapsollat dhe pjesët e tjera me të cilët montonte mekanizmin për lëndët shpërthyese me celularë.

Pikërisht brenda kësaj dhome 34-vjeçarit i është gjetur detonatori dhe kasollat e pashpërthyera. Grupi hetimor ka dërguar në policinë shkencore materialet e gjetura në biznesin e Hoxhës si, laptop, detonator, kapsolla, fitil zjarrpërcjellës dhe lëndë shpërthyese e llojit tritol.