Apeli le ne burg Olesia Dukën/Reagon avokati: Eshtë e pafajshme

2018-05-12 9

Gjykata e Apelit të Durrësit i refuzoi lirinë stomatologes Olesia Duka, pas kërkesës së kësaj të fundit për të ndryshuar masën e sigurisë. Ajo akuzohet për mashtrimin e 11 biznesmenëve, të cilëve besohet se u ka marrë shuma që arrijnë deri në 1.4 milionë euro.

Duka përfaqësohej në Gjykatë, nga dy avokatë të paautorizuar nga gjykata, ndërsa vetë e akuzuara nuk ndodhej në sallë. Për këto arsye trupa e hodhi poshtë kërkesën, por vendosi që t?i japë një shans tjetër për apelim me 21 Mars.

Avoikati Arben Llangozi pranoi se përfaqësimi në Gjykatë ishte bërë pa autorizimin e Olesia Dukës, për të cilën thotë se është e pafajshme.

"Pretendojmë pafajësi të klienten tonë, sepse kemi të bëjmë me një marrëdhënie civile", tha, avokati Arben Llangozi.

Olesia Duka, u arrestua nga policia me 25 Shkurt pas denocnimit të një biznesmeni për mashtrim me 900 mijë euro. Stomatologja, e cila kishte hapur një rrjet të klinikave dentare në të gjithë vendin kishte marrë pjesë edhe në disa fushata bamirësie në krah edhe të deputetëve dhe figurave të njohura të politikës në vend.

Free Traffic Exchange