Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg të marrë nga gjykata e Shkallës së Parë për Olesia Dukën, e cila akuzohet për mashtrim. Pas këtij vendimi, avokati i saj Arben Llangozi deklaroi se Olesia Duka ka pasur marrëdhënie tregtarë me biznesmenët të cilëve u ka marrë para, dhe se kjo çështje duhet trajtuar si padi civile. Nga ana tjetër, ai akuzoi biznesmenët për fshehje të ardhurash.
Më tej, llangozi akuzoi shtetin se nuk i do njerëzit intelektualë si Olesia Duka, e cila sipas tij ka mbaruar dy fakultete. Për masën e sigurisë të apeluar nga Olesia Duka do të zhvillohet një seancë më 21 mars. E ashtuquajtura dentist e VIP-ave, akuzohet për mashtrimin e biznesmenëve në vlerën e rreth 2 milionë eurove. Ajo ka arritur t?u marrë shuma të konsiderueshme parash biznesmenëve të ndryshëm por edhe personave të tjerë, duke u deklaruar atyre se donte të investonte për hapjen e klinikave të tjera dentare.