http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
10 vjet pas shpërthimit te Gërdecit, ku humben jetën 26 persona e u plagosen qindra te tjerë, analistet Mero Baze dhe Skënder Minxhozi mendojnë se drejtësia nuk është vendosur.
Pushteti i kontrolluar atë kohe nga Partia Demokratike sipas tyre, ndërhyri me çdo mjet për të shpëtuar personat përgjegjës nga ndëshkimi.
Sipas Bazes dhe Minxhozit, reforma ne drejtësi mbetet e vetmja rruge qe kjo çështje te rihapet dhe te gjykohet siç duhet.
Pikëpyetjet që shoqëruan ngjarjen e Gërdecit dhe kalvarin e saj gjyqësor janë të shumta e tashmë u takon institucioneve të reja të drejtësisë të thonë fjalën e tyre, për të qetësuar sadopak plagët e hapura nga tragjedia.