Bushati: Presim firmën e Metës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Diplomacia shqiptare mbetet në pritje të vendimit të Presidentit të Republikës, për të lëshuar autorizimin për nisjen e negociatave me Greqinë për kufirin detar. Por ministri Bushati sqaron se kreu i shtetit ka kërkuar dhe informacione, të cilat sipas tij nuk janë kompetencë e dikasterit që drejton.
?Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me Presidentin e Rrepublikës. Siç e dini Presidenti i Republikës ka kërkuar informacione mbi çështje sensitive, të cilat shkojnë në disa raste edhe përtej fokusit së Ministrisë së Jashtme. Kemi kryer gjithë procesin e koordinimit me institucionet e tjera dhe i kemi dorëzuar Presidentit të gjithë informaicionin që ai kak kërkuar. Besoj se duhet të jemi afër momentit kur ekipi shqiptar të ulet në bisedime me ekipin grek me shpresën që do të arrijmë një marrëveshje të re në këtë fushë?
Deklaratën ministri Bushati e bëri pas takimit me homologen kroate Marija Buric, e cila theksoi mbështetjen që vendi i saj i jep hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë.
?Shqipëria ka bërë progres, por progresi i besueshëm do të pasqyrohet në raportin e ardhshëm ku do të flitet mbi vendimin për hapjen e negociatave. Kroacia nga ana e saj, kur të mbërrijë momenti për vendimin nga vendet anëtare për çeljen e negociatave, do ta mbështesë atë. Sigurisht që është në dorë të Komisionit Europian të rekomandojë. Ne shpresojmë që Komisioni të marrë në konsideratë përpjekjet e Shqipërisë, të cilat janë të mëdha. Mendoj se adresimi i zbatimit të shtetit ligjor dhe reformës në drejtësi, është ndoshta angazhimi më i vështirë për vendet kandidatë. Kështu ka qenë për Kroacinë dhe kështu është edhe për Shqipërinë?
?Nuk presim dhurata apo lëshimë reciprokë, por që KE dhe më pas vendet anëtare t?i qendrojnë besnik rekomandimit të 2016-ës, kutheksohet zbatimi I vbettingut dhe reformës në drejtësi?
Shefat e diplomacisë së Shqipërisë dhe Kroacisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mjedisit.

Free Traffic Exchange