Ora News - Meta takohet me homologun e Azerbajxhanit: Të rrisim bashkëpunimin edhe në turizëm

2018-05-12 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë vizitës që po zhvillon në Azerbajxham ku po mbahet Forumi i 6-të i Baku-së, me temë: ?Mbyllja e boshllëqeve për krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse?, presidenti Ilir Meta është pritur në një takim të veçantë nga homologu i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Në fokus të takimit kanë qenë marrëdheniet e shkëlqyera politike dypalëshe si edhe shtrimi i bashkëpunimit edhe në fusha të tjera, si tregtia, turizmi, arsimi, kultura e të tjera.

Presidenti Meta shprehu mirënjohje për mbështetjen që Presidenti Aliyev dhe Azerbajxhani i kanë dhënë realizimit të Projektit të gazit TAP, si dhe procesit të gazifikimit në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi edhe mbështetjen që Presidenti Aliyev për projektin tjetër të gazit, IAP (Ionian Adriatic Pipeline), i cili do të ketë një impakt të madh rajonal.

Ndërsa presidenti Aliyev pasi e falënderoi Presidentin Meta për ftesën për të vizituar Shqipërinë dhe premtoi realizimin e saj në një kohë sa më të shpejtë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/meta-ne-forumin-global-ne-baku-te-rrisim-bashkepunimin-edhe-ne-turizem

Free Traffic Exchange