Fluks azilantësh shqiptarë në Greqi - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-12 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mijëra shqiptarë kanë synuar të marrin azil vitet e fundit në Gjermani, Francë apo Holandë. Por ndërsa fluksi i kërkesave në këto shtete ka shkuar drejt rënies, e kundërta po ndodh me Greqinë.

Të dhënat zyrtare të autoriteteve në vendin fqinj flasin për një rritje të ndjeshme të aplikimeve për të fituar azil.



Ministria e Emigracionit të Greqisë bën të ditur se vetëm në dy muajt e parë të vitit 2018 kanë kërkuar azil 460 shqiptarë.

Një vit më parë, plotësuan dokumentet mbi 1500 persona nga Shqipëria.



Me këto shifra vendi ynë renditet i pesti pas Sirisë, Pakistanit, Afganistanit dhe Irakut.

Pavarësisht se nga viti 2013 e deri tani kanë kërkuar azil 4000 shqiptarë, vetëm 0,02 përqind e kërkesave të tyre është aprovuar.

Raporti i Ministrisë së Emigracionit evidenton gjithashtu se 250 shtetas turq kanë kërkuar azil në Greqi në periudhën janar-shkurt 2018, periudhë e cila përkon dhe me rritjen e tensioneve mes Greqisë dhe Turqisë.

Ndonëse nuk bëhen të ditura arsyet e kërkesave për azil nga shqiptarët, ka dyshime se shumë prej tyre kanë patur qëllim shtyrjen e periudhës së lejuar të qëndrimit, sipas rregullave të lëvizjes në zonën Shengen.

Free Traffic Exchange